Adoleshenti përplas me motor një fëmijë 6 vjeç

Kronikë e zezë

Adoleshenti përplas me motor një fëmijë 6 vjeç

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 09:26
Motori i aksidentit

Policia e Matit njoftoi se ka arrestuar një 17-vjeçar nga fshati Dars i Matit.

I riu me iniciale O.D. me një motor pa leje drejtimi ishte duke kaluar në afërsi të shkollës së mesmes të qytetit kur e ka goditur vajzën e vogël, F.K. 6 vjeçe. Fatmirësisht, goditja nuk ka qënë e rëndë dhe fëmija ka shpëtuar.

Policia tha se materialet i kaluan seksionit për të Miturit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 29, i Kodit Penal. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat