Policia ka bërë një 'aksident" sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë; më saktë, ka sajuar një aksident në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor për t'iu bërë apel qytetarëve të tregohen më të përgjegjshëm.
Në orën 12:00, Policia e Shtetit ka kërkuar nga qytetarët të ndalojnë automjetet e tyre kudoqofshin për të mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të këtyre viktimave.
Vetëm në vitin 2015 ka pasur 187 të vdekur në aksidentet rrugore, prej të cilëve, 13 ishin fëmijë.