Identifikohet viktima që u gjet e vrarë në makinë

Kronikë e zezë

Identifikohet viktima që u gjet e vrarë në makinë

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:13
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia ka identifikuar viktimën që u ekzekutua me breshëri brenda makinës së tij në qytetin e Fierit.

Viktima është identifikuar si E.Shpata, ndërsa nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ndërkohë, hetuesit kanë gjetur në fshatin Zhupan edhe një makinë tip Benz të djegur.

Nga dyshimet paraprake mendohet se automjeti i djegur është përdorur nga vrasësit, të cilët pasi kanë kryer atentatin i kanë vendosur zjarrin për të humbur gjurmët. Dyshohet se më pas mund të jenë arratisur me një tjetër automjet.

Viktima E.Shpata u qëllua brenda makinës së tij në lëvizje. Makina e viktimës është tip Volkswagen me targa AA 166 IY. Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar. 

***

Gjendet një person i vrarë brenda makinës së tij

Një person është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në Fier. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk jepet ende identiteti i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat