Arrestohen 11 persona që detyruan fëmijët të kërkojnë lëmoshë

Kronikë e zezë

Arrestohen 11 persona që detyruan fëmijët të kërkojnë lëmoshë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore përmes njësiteve të saja relevante ka realizuar planin operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues, si viktima të trafikimit’, me ç’rast janë arrestuar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, si dhe janë identifikuar tridhjetë e gjashtë (36) fëmijë lëmoshëkërkues.

"Plani operativ është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, i cili përfshinë periudhën kohore nga data 14.11.2016 deri me datën 18.11.2016. Në këtë plan operacional përveç Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë edhe prokuroritë  në rajonet përkatëse,  qendra për punë sociale,  drejtoria për migrim dhe të huaj, si dhe njësitë tjera relevante policore”, thuhet në një komunikatë për media.

Fëmijët e identifikuar janë kryesisht nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, ku prej tyre 23 shtetas kosovarë  13 shtetas shqiptarë.

Shtetasit e huaj nga Shqipëria i janë dorëzuar njësisë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe te Huaj që të  vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për te huaj, ndërsa për shtetasit Kosovar ,ne konsultim me Prokurorit përkatëse , janë iniciuar 12 raste  “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat