Fshihej në Vlorë, arrestohet dentisti turk pa diplomë

Kronikë e zezë

Fshihej në Vlorë, arrestohet dentisti turk pa diplomë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 10:07
Ilustrim

Një shtetas turk është prangosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet turke.

Mësohet se në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar është vënë 47-vjeçari, Yuksel Uzer.

Për 47-vjeçarin, autoritetet e Drejtësisë Turke kishin lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, pasi në 2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e ka dënuar këtë me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa patur dokument Diplomimi (brenda shtetit Turk).

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije për Gazeta Express se Uzeri kishte mbi 5 vjet qe jetonte në Vlorë, ku rrinte i fshehur për të mos u kapur nga policia.

Po ashtu, të njëjta burime saktësojnë se ai jetonte tek djali i tij, i cili ka një klinikë dentare private në Vlorë.

Për këtë rast, policia thotë se materialet ja ka kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat