Shqiptari kapet me 20 kilogramë heroinë

Kronikë e zezë

Shqiptari kapet me 20 kilogramë heroinë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 13:22
Droga e sekuestruar nga Policia

Do të kishte bërë shumë para nëse do të kishte arritur që të përfitonte nga shitja e drogës, por një shqiptar ka rënë në prangat e policisë me 20 kilogramë heroinë.

Aksioni është bërë ditën e sotme në Padova, ku ka nisur një operacion i madh policor që ka çuar në pranga më shumë se 45 persona.

Siç shkruan ANSA, shqiptari i identifikuar si Feim Nure, 30 vjeç është kapur pas një hetimi të nisur disa javë më parë në lidhje me rrjetin e drogës që vinte në Padova. Ai është kapur pak kilometra larg banesës së tij, ku kishte fshehur heroinën.

Sipas policisë vlera e heroinës së kapur është rreth 600 mijë euro, nëse shitet e gjitha në një dorë, pasi e shitur në doza vlera shkon në miliona euro.

Në banesën e tij, Nures i janë gjetur edhe 9500 euro, që janë sekuestruar si prova materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat