I plagosuri në Deçan u vetëplagos

Kronikë e zezë

I plagosuri në Deçan u vetëplagos

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 16:22
ilustrim

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj, ka treguar për kallxo se personi për të cilin u tha që është plagosur në fakt është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij.

 Policia e Pejës jep të dhëna të reja për rastin e plagosjes që ndodhur sot në mëngjes në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj, ka treguar se personi për të cilin u tha që është plagosur në fakt është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij.

“Personi është vetëplagosur me armën e tij aksidentalisht. Këta e ka pranuar edhe ai në deklarimin e tij. Hetuesit policorë kanë konfiskuar armën e të dyshuarit”, ka thënë Ibraj.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, rasti është cilësuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Rasti është proceduar në Prokurori”, tha po ashtu zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat