Itali, zbulohet një tjetër krim e përdhunuesit 19 vjeçar shqiptar

Kronikë e zezë

Itali, zbulohet një tjetër krim e përdhunuesit 19 vjeçar shqiptar

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 18:45
Enriges Kavalli

Në Itali po vazhdon procesi gjyqësor ndaj një 19-vjeçari me origjinë shqiptare.

I riu Enriges Kavalli, ndodhet i paraburgosur në burgun e Teramo-s.

Gjykata në Avezzano ka thirrur profesorin e kriminalistikës dhe të psikologjisë Paul Capri për të shqyrtuar gjendjen mendore të shqiptarit, i cili akuzohet për përdhunim.

Më 24 tetor, ai rrëmbeu dy infermiere nën kërcënimin e një thike dhe njërën prej tyre e përdhunoi. Eksperti do të takohet më 12 dhjetor në burg me shqiptarin.

Eksperti do të përcaktojë rrezikshmërinë shoqërore të të riut. 19 vjeçari ndodhet nën qeli i akuzuar për një sërë krimesh, si rrëmbim, sulm seksual, grabitje me armë, lëndime të rënda trupore, për torturë, mizori, etj.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se i riu ka kryer edhe një dhunim tjetër në moshën 16 vjeçare.

Në atë periudhë, mësohet se i riu ka kryer përdhunimin e një punonjëse sociale.

Rasti më i fundit është regjistruar më 24 tetor ku i riu nëpërmjet një thike goditi njërën prej infermiereve dhe e futi atë me forcë në një makinë, duke e përdhunuar.

Ishte infermierja tjetër ajo që lajmëroi policinë.

Ngjarja ndodhi në një qendër rehabilitimi e quajtur “The CHRYSALIS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat