Mbishkrimin e kishin për rrobaqepës, vepronin si lojëra të fatit

Kronikë e zezë

Mbishkrimin e kishin për rrobaqepës, vepronin si lojëra të fatit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë janë zbuluar dy dyqane që mbishkrimin e kishin “Rrobaqepës” dhe “Counter Strike”.

Në një njoftim të Doganës së Kosovës thuhet se pas dyshimeve janë dy dyqane të cilat operojnë me lojëra fati ilegale ka ndërmarr një kontroll të befasishëm ku edhe janë gjetur këto dy lokacione.

“Të dy lokacionet e dyshuara kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin ‘Rrobaqepës’ deri lokali tjetër nën emrin ‘Counter Strike’”.  

Sipas njoftimit kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” në të dy lokacionet. 

Dogana e Kosovës me këtë rast ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do te inicioje procedurën kundërvajtëse.

Gjithashtu në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e ATK-së te cilët kanë bërë mbylljen e lokaleve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat