Një dy vjeçar humb jetën në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Një dy vjeçar humb jetën në aksident trafiku

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 09:32
Aksidenti

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar në orët e mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac, ku si pasojë e aksidentit lëndime pësojnë shtatë persona të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKU.

Ndërsa në orën 22:00, nga QKU- Prishtinë, jemi njoftuar se një nga të aksidentuarit fëmija i moshës dy vjeçar, kishte ndërruar jetë.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit B. K. 32 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat