Arrestohen të miturit, vidhnin në shtëpi të Mushtishtit

Kronikë e zezë

Arrestohen të miturit, vidhnin në shtëpi të Mushtishtit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia në Prizren bën të ditur se ka arritur të arrestojë të dyshuarit G,B dhe SH.F lidhur me disa vjedhje.

Këto vjedhje për të cilat dyshohen të dy të arrestuarit kanë ndodhur më 20 nëntor në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku gjatë intervistimit te  dyshuarit kanë pranuar se i kanë kryer veprat penale. 

Të dyshuarit janë intervistuar  në pranin e avokatit mbrojtëse, ku i ka pranuar se i ka kryer veprat, ndërsa gjësendet e vjedhura si: një palë dylbi, një thikë gjahu,30 pako cigare Marlboro, dy telefona mobil, një aparat i rrojës ,bateri të dorës dhe një palë mbathje sportive. 

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë treguar vendin ku i kanë fshehur gjësendet e vjedhura, ku policia së bashku me të dyshuarit kanë shkuar në  vendin  ku janë fshehur sendet e vjedhura  dhe i ka konfiskuar: një çantë ngjyrë hiri, një parfum, një aparat elektrik  për rroje, një palë këpuca, tri fletore , një uniformë shkollore dhe mbetjet e boksave të duhanit të vjedhur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit  për të mitur me urdhër  të të cilit rasti shkon në procedurë te rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat