Zihet në flagrancë hajduti në Tetovë nga babë e bir

Kronikë e zezë

Zihet në flagrancë hajduti në Tetovë nga babë e bir

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:10
Ilustrim

48 vjeçari A.A. nga Shkupi, dje rreth orës 11 është kapur nga pronarët, babai dhe djali, në një shtëpi në një shtëpi në rrugën ‘Lenin’ në Tetovë, ku prej atje ka marrë disa kuti me stoli ari të ndryshme, ka informuar zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

‘Pas mbajtjes së shkurtës A.A. është dorëzuar në burgun e ‘Idrizovës’ në Shkup ku ka mbajtur dënimin me burg prej disa viteve prej ku para një kohe të caktuar është lëshuar për fundjavë megjithatë nuk është kthyer’, deklaroi Josifovski.

Sipas të dhënave policore, A.A. është kapur pasi ka hyrë në shtëpinë e S.M. (63) nga Tetova nëpër derën e pambyllur dhe nga dhoma e gjumit në katin të cilin tërësisht e ka kontrolluar, ka marrë disa kuti me stoli ari të ndryshme, por menjëherë janë vërejtur nga familjarët, është kapur nga ata dhe është paraqitur rasti në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat