MPJ konfirmon vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në aksidentin në Serbi

Kronikë e zezë

MPJ konfirmon vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në aksidentin në Serbi

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministra e Punëve të Jashtme ka konfirmuar  se dy fëmijët që kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Suboticë të Serbisë, janë nga Kosova.

Sipas zyratarëve të MPJ’së, dy viktimat janë shtetas të Austrisë por me prejardhje nga Kosova. MPJ ka thënë se zyra diplomatike në Beograd është duke u marrë me këtë rast.

Në këtë aksident ka humbur jetën edhe një burrë i moshës së mesme.

"Me keqardhje të thellë mund ta konfirmoj rastin tragjik që ka prekur një familje nga Kosova me banim dhe nënshtetësi austriake në mëngjesin e djeshëm teksa po udhëtonte nëpër Serbi. Bëhet fjalë për një fatkeqësi komunikacioni ku ka edhe të vdekur. Zyra jonë diplomatike në Beograd është duke u marrë me këtë rast dhe janë në pranë familjarëve. Për informacione të tjera do t'iu mbajmë të informuar", kanë bërë të ditur zyrtarë të MPJ për Express. 

Ndërkaq, mediat serbe kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur kur vetura me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori, ndërkaq vetura e tipit “Mercedes” me targa të Austrisë, duke tentuar që të shmag shkeljen e këmbësorit ka goditur rrethojën e rrugës dhe më pas kamionin.

Dy fëmijët që kanë humbur jetën kanë qenë në vetyrën e tipit “Mercedes” ndërkaq vozitësi dhe personi që ka qenë i ulur në karrigen e parë ka marrë lëndime të rënda trupore. Një burrë i moshës rreth 45 vjeçare po ashtu ka humbur jetën në këtë aksident, ndërkaq kanë mbetur të lënduar edhe dy burra të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat