Vrasja e të riut në Elbasan, policia jep detaje të reja

Kronikë e zezë

Vrasja e të riut në Elbasan, policia jep detaje të reja

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:32
Policia në Shqipëri

Policia e Elbasanit ka konfirmuar zyrtarisht për vrasjen e ndodhur në fshatin Guri i Zi në Elbasan.

Burimet zyrtare thanë se 19-vjeçari Gazment Sllami është dërguar i pajetë në spitalin e Elbasanit nga familjarët e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një kodër pranë fshatit ku jetonte 19-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri.

Deklarata zyrtare e Policisë së Elbasanit:

Njoftohemi se sot është dërguar në spitalin e Elbasanit nga familjarët i vdekur shtetasi Gazment Sllami, 19 vjeç banues në fshatin Guri i Zi, i cili dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri në një kodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose  autorëve

Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat