Emrat/ Bien me X6 në pusetën e hapur në Vlorë, vdes adoleshenti, plagoset shoku

Kronikë e zezë

Emrat/ Bien me X6 në pusetën e hapur në Vlorë, vdes adoleshenti, plagoset shoku

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 07:42
Aksidenti

Një aksident i rende i rende eshte shenuar ne oret e darkes ne aksin Skele- Uj i ftohte ne Vlore.

Makina BMW X6 me targe AA010AU ka rene ne puseten e hapur dhe per pasoje ka humbur jeten Kristi Panajoti 18 vjec, ndersa eshte plagosur Petro Bego 21 vjec.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit.

Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat