Ishte njeri i rregullt, por shqiptari drejtonte bandën që kreu mbi 50 vjedhje

Kronikë e zezë

Ishte njeri i rregullt, por shqiptari drejtonte bandën që kreu mbi 50 vjedhje

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 09:29
ilustrim

Më shumë se dy vite hetime iu deshën policisë italiane për të zbuluar një grup grabitësish i drejtuar nga shqiptarë.

Një 42 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, dhe banues në Prato, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Trentos. Hetimet për të dhe grupin e bandave të njerëzve nga Evropa Lindore nisi nga policia e Trentos dhe Bolzanos.

Gjatë operacionit, më herët janë arrestuar edhe 5 shqiptarë, të gjithë anëtarë të një bande të specializuar për vjedhjen e vilave dhe apartamente.

Midis tyre ishte edhe një banor në Prato, deri më tani pa asnjë rekord negativ në thyerjen e ligjit. Është pikërisht, 42 vjeçari shqiptari me një jetë të dyfishtë.

Ai jetonte në mënyrë të rregullt në Itali bashkë me gruan dhe fëmijët, por në dy vite bashkëpunëtorët e tij kanë marrë pjesë në të paktën 501 grabitje me një vlerë mbi 50 000 euro.

Shqiptari mbeti i befasuar kur policia shkoi në banesën e tij në Viale Vittorio Veneto, ku ishte identifikuar prej disa ditësh. Gjykata ka konfirmuar arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat