Shqiptarët grabisin dhe rrahin brutalisht argjendarin italian, ja si e pësuan

Kronikë e zezë

Shqiptarët grabisin dhe rrahin brutalisht argjendarin italian, ja si e pësuan

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:34
Dy shqiptarët e arrestuar

Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi lidhur me një ngjarje të ndodhur më 13 shtator në Breshia të Italisë, kur një i moshuar është dhunuar dhe grabitur.

Tre persona u futën në banesën e argjendarit 70-vjeçar në rrugën “Corsica” në Breshia, si dhe e kanë rrahur e torturuar. Pas pyetjes së përsëritur se ku i kishte fshehur çelësat e kasafortës, i moshuari i përgjigjej: Nuk i kam, sepse prej kohësh ja kam besuar një personi të njohur.

Por, autorët i besuan fjalët e të moshuarit vetëm pasi e rrahën brutalisht. Dhe kështu, kaluan në planin B: Shqyen kasafortën nga muri, e cila peshon rreth 500 kg, e ngarkuan në makinën e të moshuarit dhe ia mbathën.

Kur argjendari arriti të lirohej nga nastro me të cilën grabitësit i kishin lidhur këmbët dhe duart, telefonoi policinë, të cilët më pas mbërritën në vendngjarje.

Argjendari u tha efektivëve se keqbërësit e sulmuan kur ai ishte duke hyrë në garazh, që ndodhej pranë banesës. Ata i morrin orën “Rolex”, si dhe çelësat e banesës. U futën aty dhe pasi panë kasafortën zbritën sërish në garazh për ti kërkuar çelësat të moshuarit. Pasi e torturuan dhe kuptuan se i moshuari nuk i kishte çelësat, vendosët të vepronin në një tjetër mënyrë: të largoheshin me kasafortën 500 kg.

Raportohet se në kasaforta kishte 25 mijë euro dhe disa bizhuteri ari.

Hetuesit janë vënë në gjurmët e dy prej grabitësve, të cilët më pas janë vënë në pranga. I pari është arrestuar më 15 nëntor. Ai është 23-vjeç është u vu në pranga në aeroportin “Orio al Serio” në Bergamo, para se të hipte në një avion që nisej për në Gjermani. Më pas, u dërguan në burgun e Bergamos, shkruan Syri.net.

Shqiptari tjetër i vënë në pranga është një 24-vjeçar. Ai u arrestua në një bar në komunën Rezzato të Breshias. Edhe ai është shoqëruar në burgun e Canton Mombello.

Përveç grabitësit të tretë, që aktualisht është i lirë, raportohet se autorët kanë bashkëpunuar dhe me një person të katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat