‘Letra, qumësht, shkolla, gazi’, kodet që përdorte banda kriminale e shqiptarit

Kronikë e zezë

‘Letra, qumësht, shkolla, gazi’, kodet që përdorte banda kriminale e shqiptarit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:41
Gjërat e sekuestruara nga policia

Ditën e sotme, policia greke shkatërroi një bandë kriminale shqiptare që vepronte prej shumë vitesh në Athinë.

Kjo bandë, prej disa vitesh shpërndante drogëra të llojeve të ndryshme, dhe sipas përllogaritjeve të bëra nga policia greke, mësohet se ajo qarkullonte një fitim prej më shumë se 20 milionë Euro.

Banda e drejtuar nga shqiptari, kishte një strukturë të bërë prej 7 nivele, ku çdo anëtar kishte një rol të caktuar dhe detyrat e tij.

Besohet se anëtarët për të komunikuar njëri me tjetrin përdornin disa kode, për të mos u pikasur nga policia.

 “Letra” përdorej për paratë

“Qumësht, miell, kos dhe pulë” përdorej për kokainë

“Djath, proshutë” përdorej për kanabis

“Shkolla” ishte burgu

“Motor” përdorej për armët

“Shteti” përdorej për policinë

“Gaz” përdorej për të shtënat me armë

Gjatë këtij operacioni më shumë se 100 persona u arrestuan, ndërsa mediat greke raportojnë se drejtuesi i kësaj organizate të strukturuar droge është një shqiptar i njohur me emrin Genti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat