Shqiptari vret shqiptarin në vendin e punës, ja kush ishte viktima

Kronikë e zezë

Shqiptari vret shqiptarin në vendin e punës, ja kush ishte viktima

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:18
Ilustrim

43-vjeçari shqiptar, i identifikuar nga mediat italine si G.R., i cili humbi jetën disa ditë më parë në vendin e punës në Cremona (Itali), është Gjergj Rrozhani.

Paraditen e së premtes, teksa punonte në një fabrikë, Rrozhani është shtypur mes ‘makinës-ashensor’ (Pirunit), që pilotohej nga një tjetër punonjës 36-vjeçar, po shqiptar, dhe muret e ndërtesës.

Gjergj Rrozhani jetonte në Fossano prej disa vitesh, së bashku me bashkëshorten dhe djalin 10-vjeçar. Se si ka ndodhur ngjarja, mbetet ende një mister, megjithëse raportohet se e gjitha ka qenë një aksident. Hetimet pritet të zbardhin dinamikën e plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat