Grabitën me dhunë argjendarin italian, në pranga dy shqiptarët

Kronikë e zezë

Grabitën me dhunë argjendarin italian, në pranga dy shqiptarët

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 21:21
Dy shqiptarët përgjegjës

Një vit pasi dhunuan dhe grabitën një argjendar 70-vjeçar në Itali, janë arrestuar sot nga policia italiane dy shqiptarët përgjegjës.

Shtetasit në fjalë janë të moshës 23 dhe 24 vjeç, dhe e kanë kryer veprën në fjalë në 13 shtator të 2015-s.

Të ndaluarit së bashku me një person të tretë i ngritën pritë argjendarit të moshuar me banim në Korsikë të Breshias. Ata e sulmuan me dhunë duke i grabitur orën “Rolex” si dhe i rrëmbyen çelësat e kasafortës duke grabitur paratë që gjendeshin në të.

Uniformat blu ranë në gjurmët e tyre përmes përgjimeve telefonike dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë së argjendarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat