Për borxh, e sulmon me shufër metalike

Kronikë e zezë

Për borxh, e sulmon me shufër metalike

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar në fshatin Uglar të Fushë Kosovës pasi që i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën, shtetas i huaj.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur me një shufër metalike lidhur me pagesën e një  borxhi.  Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. 

I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat