Vrasja e parukieres/ Flet bashkëshorti: Shkonim mirë. S’di si do ia them djalit…

Kronikë e zezë

Vrasja e parukieres/ Flet bashkëshorti: Shkonim mirë. S’di si do ia them djalit…

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:17
Etleva Ndoka

“Martesa jonë nuk ka pasur asnjë lloj grindje. Kemi pasur marrëdhënie normale. Se di se si ndodhi kjo punë.”. Ky ka qenë rrëfimi i bashkëshortit të Etleva Ndokës, parukieres së vrarë nga 31-vjeçari Alfred Nikolli. Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ Bardhok Ndoka pohoi për herë të parë në media se nuk ka qenë në dijeni të asnjë lloj kërcënimi ndaj gruas së tij nga ana e Nikollit. Ndër të tjera burri i të ndjerës theksoi se në media u thanë gjëra që nuk mund të thuheshin.

Si është gjendja e djalit tuaj?

Bardhok Ndoka: Ai arrin ta kuptojë pak… dhe rri e dëgjon se çfarë flasim ne.

Kush ju njoftoi për ngjarjen?

Bardhok Ndoka: Më morën në telefon dhe më thanë se ishte sëmurë. Unë nuk dija asnjëlloj gjëje. E shihja ndonjëherë të mërzitur, por më thoshte  ‘më dhimbte koka’.

Si ka qenë martesa juaj?

Bardhok Ndoka: Martesa jonë nuk ka pasur asnjë lloj grindje. Kemi pasur marrëdhënie normale. Se di se si ndodhi kjo punë.

Si e ngriti parukerinë Etleva me çfarë parash?

Bardhok Ndoka: Si fillim ka pasur një parukeri të parë, dhe më pas e ndërruam. I kemi biseduar të gjitha bashkë. Ato materiale që kemi marrë ia kemi dhënë lekët avash-avash.

A jeni kureshtar të dini motivet e ekzekutimit?

Bardhok Ndoka: Jo nuk jam kurioz…

Kur të rritet djali juaj çfarë do i thoni për nënën?

Bardhok Ndoka: Kur të rritet do e kuptojë. Unë do ia them si larg e larg. Nuk e di për Zotin….

Ju keni një arsye se pse është ekzekutuar gruaja juaj? Pse u vra?

Bardhok Ndoka: Nuk e di se çfarë ka bërë. Nuk e di. Ai e ka bërë atë punë. Të veprojë shteti dhe mediat kanë folur gjëra që s’kanë qenë për të folur. Ai është brenda dhe të veprojë shtetit, siç të jetë më e drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat