Pasi e strehon në banesë, mysafiri nga Maqedonia vjedh korçarin

Kronikë e zezë

Pasi e strehon në banesë, mysafiri nga Maqedonia vjedh korçarin

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:02
Ilustrim

Një person në Korçë e ka gjetur veten ‘të prerë në besë’ nga një miku i tij, të cilin e kishte mbajtur në shtëpi për të fjetur.

Gjatë ditës së djeshme, u bë një denoncim në polici dhe u referuan materialet Prokurorisë së Korçës, për R.D., banues në Maqedoni.

Kallëzimin ndaj tij e ka bërë 55-vjeçari Y.K., banues në Korçë.

Paraditen e djeshme, ai është paraqitur në polici duke thënë se R.D., më 27 nëntor, e ka futur në banesën për të fjetur. Por, kur është larguar, i ka marrë një lap-top dhe një kuti për kursimin e lekëve, me pretendimin se i ka pasur një borxh.

55-vjeçari ka thënë se mysafiri kishte humbur gjurmët menjëherë pas zgjimit dhe se teksa kanë folur në telefon ka pohuar se i kishte marrë sendet që mungonin në shtëpi.

Lidhur me denoncimin e bërë dhe pretendimet e të dyshuarit Prokuroria ka nisur një hetim, për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat