Superaksioni “Toka Jonë”, 16 shqiptarë në pranga për kokainë dhe prostitucion

Kronikë e zezë

Superaksioni “Toka Jonë”, 16 shqiptarë në pranga për kokainë dhe prostitucion

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 07:58
Ilustrim

Nga Shqipëria në rrugët e Milanos, duke kaluar nëpër Holandë. Policia e Shtetit italian ka ekzekutuar 14 urdhër-arreste për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “trafikut ndërkombëtar të drogës”.

Hetimet ndaj këtij grupi kriminal shqiptar kishin nisur që në janar të 2015, kur policia e Milanos kishte zbuluar lidhjet e tyre me trafikun e drogës dhe njerëzve.

Shqiptarët merreshin me shfrytëzimin e femrave nga Rumania e Moldavia dhe paratë që fitoheshin nga ato, investoheshin në trafikun e kokainës nga Holanda për në Itali, bëjnë të ditur mediat italiane.

Gjatë operacionit të koduar “Toka Jonë” në mars të vitit 2015 ishin vënë në pranga edhe 2 shqiptarë të cilët ishin kapur me një sasi prej 5 kilogramësh kokainë, që po e transportonin me makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat