Vdes një dyvjeçar nga Jazhinca shkaku i rrëshqitjes në akull

Kronikë e zezë

Vdes një dyvjeçar nga Jazhinca shkaku i rrëshqitjes në akull

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 18:32
Ilustrim

SPB në Tetovë njofton se sot në Jazhincë, në Komunën e Jegunovcës ka vdekur një foshnjë dyvjeçare, si shkak i rëshqitjes rreth çezmës në afërsi të oborit në shtëpinë e tyre.

Kjo tragjedi ka ndodhur sot në orën 13, përderisa foshnja ka luajtur rreth çezmës, ku ka rrëshqitur dhe ka marrë lëndim të rëndë në kokë. Të afërmit e tij e kanë dërguar menjëherë në Spitalin e Tetovës, por për fat të keq mjekët kanë konstatuar vetëm vdekjen e tij.

Në konsultim me prokurorin publik trupi i është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është regjistruar si aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat