Vdekja në Lungomare, gjykata i lë në burg 2 inxhinierët që s'vunë sinjalistikë

Kronikë e zezë

Vdekja në Lungomare, gjykata i lë në burg 2 inxhinierët që s'vunë sinjalistikë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 09:51
Viktima Kristi Panajoti, pamje nga aksidenti

Për aksidentin me vdekje të 17-vjeçarit Kristi Panajoti në Lungomare, Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy  inxhinjerët e arrestuar: Tomorr Cenn dhe Ilirjan Tahmazin.

Të dy ata ishin përgjegjës për punimet që po kryhen në Lungomare dhe akuzohen se nuk kanë respektuar rregullat, duke mos vendosur sinjalistikën në vendin ku kryheshin punime dhe u bë shkak për aksidentin fatal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat