Përmbyset një autobot me gaz në aksin Prrenjas-Qafë Thanë

Kronikë e zezë

Përmbyset një autobot me gaz në aksin Prrenjas-Qafë Thanë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 15:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobot me gaz raportohet se është përmbysur këtë të enjte në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë por nuk përjashtohet as shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte autoboti.

Për pasojë aksi në fjalë është mbyllur përkohësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikë se dhe policia. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat