Thikë në fyt gruas, zbardhet dëshmia befasuese e burrit: Ja pse e vrava

Kronikë e zezë

Thikë në fyt gruas, zbardhet dëshmia befasuese e burrit: Ja pse e vrava

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:17
Shtëpia e familjes Luzi, ku ndodhi krimi

Dyshonte se e tradhtonte, vret me thikë bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve. Pas rreth 2 dekadash martese, burri 57 vjeç e akuzon të shoqen 49-vjeçare se ajo kishte lidhje jashtëmartesore.

Në këto kushte, Ruzhdi Luzi, banor i fshatit Drizë në Kuçovë, në mesnatë e qëllon me thikë në fyt të shoqen, Majlinda, ndërsa në dhomën tjetër ndodheshin tre fëmijët ende të mitur. Krimi në familje u shënua në mesnatë, në fshatin Drizë, rreth 30 km larg qytetit

Gjatë marrjes në pyetje, burri ka dëshmuar se e kishte vrarë të shoqen për shkak të xhelozisë që kishte pasur. Por nuk ka dhënë detaje se pse dyshonte që ai e tradhtonte dhe nëse kishte pasur ndonjë fakt.

“Unë dyshoja se ajo më tradhtonte. Unë nuk e duroja dot këtë turp. Veprimi i saj është shumë i ulët”, është shprehur autori.

Ai ka shfaqur shqetësimin kryesor në lidhje me fëmijët. Duke treguar pendesë për krimin, autori është shprehur se fatkeqësia më e madhe tashmë është se i kishin mbetur tre fëmijët jetimë.

“U vrava nënën, i lashë jetimë të tre. Tani ata do të vuajnë pasojat e mia. Ata janë në moshë të vogël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta”, tha ai.

Nga ana tjetër, të njohur të familjes e mohojnë këtë dyshim të burrit, duke argumentuar se ai mund të kishte kaluar në depresion dhe prandaj e ka kryer vrasjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat