Ndalohet pronari i kamionit të kanabisit: Po kalonte portin me 190 kg bimë narkotike

Kronikë e zezë

Ndalohet pronari i kamionit të kanabisit: Po kalonte portin me 190 kg bimë narkotike

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:50
Pamje nga aksioni i policisë

Ndalohet Erjon Jovani, pronari i kamionit të ngarkuar me 190 kg kanabis dhe që u kap më 30 nëntor duke tentuar të kalojë në Portin e Durrësit për në Itali. Sipas Policisë vendore, dyshohet se 32-vjeçari Jovani bashkëpunoi me Erblin Tukën, shoferin, që u arrestua pas zbulimit të drogës nga skaneri.

Ishin Policia Kufitare dhe Policia e Durrësit, që më 30 nëntor 2016, kanë sekuestruar rreth 190 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Erblin Tuka 33 vjeç, banues në Shijak.

Në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në dyshemenë e kamionit kishte disa pako.

Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat