Arrestohet durrsaku, drejtësia italiane e ka dënuar me 18 vjet burg

Kronikë e zezë

Arrestohet durrsaku, drejtësia italiane e ka dënuar me 18 vjet burg

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Një 38-vjeçar nga Durrësi, i dënuar në Itali me 18 vjet burg është arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj.

Policia e Durrësit sqaron se Luan Haxhija ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Pisës me vendimin Nr.94/2000 e ka dënuar me  18 vjet burg për veprën penale“Vrasja”,’Tentativë vrasje”,”Armëmbajtje pa leje”dhe”Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 575 ,56, 110 të Kodit Penal Italian të neneve 3 dhe 4 të ligjit   Nr.75/1978.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat