Teknologu i uzinës së naftës u vra dhe u dogj, zbardhet krimi i ndodhur në Mallakastër

Kronikë e zezë

Teknologu i uzinës së naftës u vra dhe u dogj, zbardhet krimi i ndodhur në Mallakastër

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:14
Shefo Duraj

Teknologu i uzinës së Ballshit është vrarë. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore. Sipas tyre, teknologu Shefo Duraj, trupi i të cilit u gjet në një pyll, është vrarë dhe djegur.

Burime nga Policia e Fierit thanë për SYRI-n se nga hetimet e bëra në trupin e pajetë të Durajt, 57 vjeç se janë gjetur plagë thike dhe hekuri, si dhe djegie nëpër trup të shkallës së parë.

Pas këtyre detajeve të reja, kjo ngjarje është duke u hetuar si “Vrasje me dashje”.

Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh.

Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit Kalenjë në gjendje të dekompozuar, por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat