IKMT përplaset me banorët për një mur, arrestohen 3 persona

Kronikë e zezë

IKMT përplaset me banorët për një mur, arrestohen 3 persona

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:57
Ilustrim

Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar në përplasje mes banorëve, policisë dhe inspektorëve të inspektoriatit.

Bëhet fjalë për një mur ndarës në rrugën  “Faik Konica” për të cilin IKMT ka ndërhyrë që ta shembë me qëllim zgjerimin e rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat Shqiponja si dhe një ambulancë pasi gjatë përplasjes 2 gra kanë humbur ndjenjat.

Por në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë.

Sipas bluve të Tiranës personat e arrestuar kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie, të cilët morrën mjekimin e nevojshëm në S.Q.U.

Të arrestuarit janë: 

Eni Spahiu , 26 vjeç, banues në Tiranë
Noke Spahiu , 51 vjeç, banues në Tiranë
Sokol Durma , 31 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Altin Durma , 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga Neni 242 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat