Nuk iu binden urdhrit të Policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Kronikë e zezë

Nuk iu binden urdhrit të Policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 09:55
Ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë, pas një urdhri të policisë të pazbatuar nga të rinjtë për të ndaluar dhe për të bërë një kontroll.

Mësohet se në pranga kanë rënë Erison Dylja, 20 vjeç, banues në Tiranë si dhe Renis Deliu, 27 vjeç, banues në Bulqizë. Policia sqaron se arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë, pasi rreth orës 04:00 në vendin e njohur si "Rrethrrotullimi i Saukut", kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor, duke mos e lejuar të kryejë detyrën e tij”.

Materialet proçeduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kunde?rshtimi i punonje?sit te? policise? se? rendit publik" në bashkëpunim, parashikuara nga Neni 236/1-25 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat