Kjo është Liljana që e hodhi dje bashkëshorti nga kati i katërt

Kronikë e zezë

Kjo është Liljana që e hodhi dje bashkëshorti nga kati i katërt

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:20
Liljana Riko

Kjo është Liljana Riko, 43 vjeçe, jeta e të cilës dje pati një fund tragjik.

Liljana, ishte nëna e dy fëmijëve, të cilët kanë qenë në shtëpi dje, kur kryefamiljari pas një sherrinë tualet me të, ka ndërmarrë dhe aktin tragjik duke e hedhur atë nga dritarja në katin e katërt ku banonin. Ora news ka marrë të tjera dëshmi që vërtetojnë se krimi i rëndë është kryera nga Ferdinad Ruko, 52 cjeç. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se burri e lëshoi nga dritarja e banjës gruan me kokë poshtë dhe të zhveshur. Sipas tyre, gjithçka ndodhi në pak sekonda. “E lëshoi poshtë si një thes. Nuk mundëm të reagonim. Ngjarja është e tmerrshme dhe jemi të tronditëm. Nuk e njoh viktimën, por u ndodha rastësisht në momentin e krimit”, tha një dëshmitar. 

Ndërsa një tjetër u shpreh se autorin e kishte takuar tri orë përpara ngjarjes.  Dëshmitari: E njoh Fredi Rukon prej 5 vitesh, dje e takova 3 orë para ngjarjes. Ishte i nervozuar, kishin një muaj e gjysmë që ishin kthyer nga gjermania, i ishte refuzuar azili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat