Trafik droge me gomone drejt Italisë, 4 orë ndjekje në det mes policisë dhe trafikantëve

Kronikë e zezë

Trafik droge me gomone drejt Italisë, 4 orë ndjekje në det mes policisë dhe trafikantëve

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Trafik droge me gomone drejt Italisë

Një rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit dhe Guarda di Finanza.

Një gomone 10 metra e gjatë me 3 persona në bord ishte nisur nga brigjet shqiptare dhe po udhëtonte drejt Italisë. Mjeti lundrues u zbulua nga policitë kufitare të dy vendeve, të cilat u vunë në ndjekje të gomones.

Pas orë 4 ndjekje në det të hapur, mbrëmë rreth orës 21:00 u bë e mundur kapja e mjetit lundrues 16 milje larg bregdetit tonë dhe u arrestuan një shqiptar dhe dy italianë që ndodheshin në bord.

Ata janë E.T 22 vjeç nga Vlora, G.T 42 vjeç nga Brindizi dhe A.M 41 vjeç gjithashtu nga Brindizi. Policia njofton zyrtarisht se u sekuestruan 15 pako të mëdha me kanabis sativa me peshë rreth 400 kg kanabis.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat