Rrahu gruan 26 vjeçe, pranga burrit të dhunshëm

Kronikë e zezë

Rrahu gruan 26 vjeçe, pranga burrit të dhunshëm

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, për shkak se akuzohet se ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Policia e Korçës ka komunikuar se personi i arrestuar është Sonel Bylykbashi, banues në fshatin Zvezdë.

Policia ka bërë me dije se ka qenë bashkëshortja e tij, M.B 26 vjeçe, e cila ka deklaruar se më datë 2 dhjetor i riu kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Lidhur me rastin, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës, për veprën penale: “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat