Ja kush është personi i parë që dorëzon vullnetarisht armën pa leje

Kronikë e zezë

Ja kush është personi i parë që dorëzon vullnetarisht armën pa leje

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 18:54
Arma

Pak kohë pas nisjes së fushatës së Ministrisë së Brendshme për mbledhjen e armëve pa leje, një 85-vjeçar shkoi në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në kryeqytet dhe ka dorëzuar një automatik.

“Më datë 03.12.2016, shtetasi M.Ll, vjeç 85, banues në Tiranë, ka dorëzuar një automatik model 56, dhe një karikator me 25 fishekë”, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë lançimit të fushatës tha se ata që do i dorëzojnë armët pa leje vullnetarisht, nuk do të kenë ndjekje penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat