Pas krimit makaber në Korçë, trupat nxirën nga shtëpia

Kronikë e zezë

Pas krimit makaber në Korçë, trupat nxirën nga shtëpia

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 08:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Pas krimit makaber në Korçë, ku babai vari dy fëmijët e vetë, e më pas veten, ka tronditu mbarë opinionin.

Ende nuk dihet motivet e vrasjes së trefishtë. Trupat e viktimave pa jetë janë nxjerr nga shtëpia e tyre.

Tmerr në Korçë, babai var dy djemtë e më pas veten

Detaje të tjera dalin në dritë pas ngjarjes makabre të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Korçë, ku një 41-vjeçar vari dy fëmijët dhe më pas veten. Mësohet se nëna e dy fëmijëve 4 dhe 2 vjeç, që gjetën të pajetë në banesën e tyre, ishte vetëm 24 vjeç.

Marsela Toshi, punonte në një lokal nate, dhe burri i saj nuk ia lejonte këtë. Me sa duket nga këto ka nisur edhe konflikti mes çiftit, duke pasuar me largimin nga banesa të 24-vjeçares dy muaj më parë.

Sipas fqinjëve të tyre, gruaja ishte kthyer në banesë mbrëmjen e djeshme, ku ka qëndruar deri në orën 2 pas mesnate, me pretendimin për të marrë fëmijët e saj. Por pasi nuk e ka arritur këtë gjë është larguar.

Nga ky moment fqinjët rrëfejnë se kanë dëgjuar të bërtiturat dhe ulërimat e fëmijëve, por nuk e kanë menduar se 41-vjeçari do të arrinte deri aty sa të mund të kryente një krim të tillë.

Mësohet se gruaja e re, e cila kishte fëmijën 4 vjeç nga martesa e parë, dhe fëmijën 2-vjeçar nga martesa me Naum Toshin, e kishte denoncuar këtë të fundit, për faktin se e pengonte të punonte.

Ende nuk dihen nëse 41-vjeçari e ka kryer këtë krim makabër për t’u hakmarrë ndaj gruas së tij, por do të jenë hetimet e mëtejshëm ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Image

***

Detaje të reja dalin nga vrasja makabre e dy vogëlushëve dhe vetëvrasja e babait të tyre Naim Toshi në Korçë.

Mësohet se gruaja e 41-vjeçarit ishte 24 vjeçe dhe quhej Marsela Toshi.

Ajo punonte kamariere në një lokal nate dhe ishte larguar nga shtëpia para dy muajsh. Dje, gruaja kishte ardhur sërish në banesë dhe fqinjët dyshojnë se kishte ardhur të merrte fëmijët.

Pas orës 2 të natës, kur gruaja sapo ishte larguar, fqinjët thanë se dëgjuan britmat e fëmijëve në shtëpi.

 

***

Duket se braktisja nga bashkëshortja ka qenë shkaku që ka çuar 41-vjeçarin nga Korça në varjen e dy fëmijëve të tij të mitur dhe më pas vetes.

Ka qenë motra e autorit të krimit, Lindita Golka që ka treguar se krimin e ka zbuluar babi i tyre në mëngjes, ku ka gjetur një letër tek dera e shtëpisë nga Naim Toshi (autori I krimit), në të cilën shkruhej "Ngjituni lart". 

Gruaja e 41-vjeçarit kishte ikur nga shtëpia, duke braktisur atë dhe fëmijët dhe ishte lidhur me një burrë tjetër.

Mësohet se ajo ka qenë dje në shtëpinë e bashkëshortit dhe më pas ka ikur përsëri.  

Po ashtu, Toshi mësohet se ishte prind i 4- vjeçarit e ndërsa 6- vjeçari ishte fëmijë i një lidhjeje të mëparshme të gruas së tij. 

Toshi raportohet se ka qenë në emigracion më parë.

Ngjarja  e rëndë u njoftua nga policia, ku për krimin makabër ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur motivet.

Horror në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe më pas veten

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person ka varur dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas vetën.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar për ngjarjen në Polici.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë dhe Ambulanca. Në vendngjarje u konstatua se N.T, 41 vjeç ka varur dhe dy fëmijët e tij të mitur.(djemtë e tij)

U ngrit grupi hetimor po punohet për te zbardhur rrethanat e ngjarjes.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat