Vdekja e të riut shqiptar në Itali: ‘Nuk kemi një shtet të na mbledhë, të jetojmë e të vdesim në dheun tonë’

Kronikë e zezë

Vdekja e të riut shqiptar në Itali: ‘Nuk kemi një shtet të na mbledhë, të jetojmë e të vdesim në dheun tonë’

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 23:41
Bujar Krasnaj, viktima e aksidentit

29-vjeçari Bujar Krasnaj, ka humbur jetën paraditen e sotme në Italinë fqinjë, në vendin e punës.

Ndarja nga jeta e tij ka sjellë hidhërim për familjarët dhe të njohurit e të riut.

“Po na ikin çunat e ri ditë për ditë nëpër rrugët e Italisë. Se nuk kemi një shtet tonin të na mbledhë e të jetojmë e të vdesim në dheun tonë”, shprehet Alketa në rrjetet sociale, një e afërme e viktimës.

“Mallkuar qoftë ky dreq kurbeti. Te punosh në rrugë për 1.000 € në muaj dhe të lësh jetën”, vijon ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat