Babai monstruoz ngacmon seksualisht vajzën e mitur

Kronikë e zezë

Babai monstruoz ngacmon seksualisht vajzën e mitur

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:42
ilustrim

Një 60-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, ka bërë të ditur policia në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku Stefan P., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij M. P., 43 vjeçe dhe fëmijës së mitur V. P., 10 vjeç.

Vajza e mitur ka deklaruar në praninë e psikologes para oficerëve të policisë së i ati kryente vazhdimisht veprime të turpshme me të, duke i treguar organet gjenitale. Ndaj nënës dhe vajzës u plotësua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes, ndërsa mbi 60-vjeçarin rëndon akuza e dhunës në familje dhe kryerja e veprimeve të turpshme  me të mitur. “Rreth orës 18.30 të së hënës, nën ndikimin e alkoolit, Stefan P., dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij me anë të një thike dhe ka qenë ndërhyrja e nënës që ka parandaluar ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat