I riu kërcënon kushëririn në FB: Do të të mbys

Kronikë e zezë

I riu kërcënon kushëririn në FB: Do të të mbys

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 15:35
Ilustrim

Një 15-vjeçar në Shijak është proceduar penalisht nga policia për veprën penale të përndjekjes.

Adoleshenti E.B ka përndjekur me anë të rrjeteve sociale kushëririn e tij, K.B 12 vjeç.

Dy të rinjtë kanë debatuar për një celular. 15-vjeçari kërcënonte djalin e xhaxhait me mesazhe: “po të kapa do të të mbys”, “ta tregoj unë qejfin”, “do të të ngrij në lagje”.

I mituri K.B denoncoi kushëririn në polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat