"Marsela ishte vajza e një prostitute pa baba", detaje rrëqethëse të Seldës për të cilën askush nuk di gjë

Kronikë e zezë

"Marsela ishte vajza e një prostitute pa baba", detaje rrëqethëse të Seldës për të cilën askush nuk di gjë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:47
Marsela Toshi

Jo vetëm Korça, por e gjithë Shqipëria u trondit nga krimi makabër në familje ku babai 41-vjeçar mbyti dy fëmijët e tij të vegjël dhe më pas veten brenda në shtëpi. Pas këtij lajmi aq sa tronditës edhe shokues doli në pah arsyeja se pse Naumi kishte vepruar në këtë mënyrë.

U tha se ai këtë veprim e kishte bërë si një hakmarrje ndaj gruas Marsela Toshi 24 vjeçe, me të cilën kishte pasur një konflikt, po atë natë, për shkak se kjo e fundit punonte në lokale nate dhe nuk hiqte dorë nga kjo punë, duke i braktisur dy fëmijët e saj të ndjerë.

Ndërkohë që i gjithë opinioni publik është ngritur duke e gjykuar këtë nënë se pse veproi në këtë mënyrë ndaj fëmijëve, pranë JetaOshQef ka shkruar kushërira e saj e cila tregon detaje rrëqethëse të jetës së Seldës (Marselës), përpara se të martohej me Naum Toshin.

Kushërira tregon për redaksinë tonë se Marsela ishte një jetime edhe pse i kishte gjallë të dy prindërit. Që e vogël, akoma pa mësuar të thërrasë fjalën nënë, mamaja e saj e braktisi dhe shkoi të punonte si prostitutë në Itali...

Ky është rrëfimi i plotë i kushërirës së Marselës, e cila u gjykua nga të gjithë ne për rolin e saj si nënë, por prapë të gjithë ne harruam se Marsela është produkt i kësaj shoqërie që kurrë nuk u kujtua për të, madje dhe prindërit e lanë jetime edhe pse ishin gjallë.

"Po kush është Marsela Toshi? (Selda)

Një vajzë jetime, por me prindërit gjallë, që u braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe. Mamaja me inicialet M.G.  e braktisi Marselën sepse filloi punën e saj të preferuar në Itali që në vitin 1993 e deri më sot. Selda ngeli vetëm me babain e saj, i cili pak kohë më pas martohet dhe bashkë me gruan e tij nisen për në Greqi, duke e lënë Marselën vetëm me gjyshen. Marsela u rrit duke dëgjuar njerëz që i pëshpërisnin dhe i thonin, "Kur nuk e deshi nëna, si mund ta dojë njerka", apo " Ajo është vajza e një prostitute". Marsela u rrit duke mos pasur njeri pranë që ta mësonte së cfarë ishte e mirë dhe cfarë ishte e keqe. Ajo u rrit duke mos thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam sëmurë, duke thënë shpesh babi ku je, babi pse nuk më merr edhe mua me vete. Selda u rrit me rrobat e të tjerëve. Selda kurrë nuk u shkollua. Për Seldën u kujdes gjyshja deri në moshën 10-vjecare dhe më pas rolet u ndërruan. Jeta e saj më pas kështu vazhdoi e kështu është edhe sot, pa pasur njeri pranë që të shqetësohet për të, pa pasur njeri pranë që ta pyesë "Cfarë bën? Ku është? Me kë është? Cfarë ka ngrënë?" U martua me ose pa dëshirë kjo s'ka rëndësi, por ajo u martua, lindi një djalë dhe më pas u braktis përsëri dhe kjo për herë të tretë. Me punë, apo pa punë, me kushte apo pa kushte asaj iu desh që këtë fëmijë ta rriste e vetme. Shkon në Greqi dhe fillon punë kamariere dhe pastruese vetëm që të arrinte të mbijetonte me të birin, derisa u njoh me Naumin e ndjerë, ku më pas vazhdoi kalvari i vuajtjeve dhe përfundoi në tragjedinë e madhe. Selda "u braktis" për herë të katërt nga i shoqi dhe fëmijët e saj, sepse nuk diti të ishte një nënë e mirë, por kush e mësoi të ishte e tillë?"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat