Konflikt për pronën, bën për spital vëllain

Kronikë e zezë

Konflikt për pronën, bën për spital vëllain

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 09:09
Policia shtiptare, foto arkiv

Një person është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi ka goditur me sende të forta vëllain duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Në pranga ka rënë Robert Beta, 55 vjeç , banues në fshatin Vasjar, Memaliaj. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 15:30, në banesën e tyre në fshatin Vasjar, për motive pronësie. 55-vjeçari Beta ka goditur me sende të forta vëllai e tij me inicialet I.B, 58-vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda anë kokë dhe në trup.

58-vjeçari ndodhet në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat