Kapen 215 kg kanabis në Vlorë, autori në arrati

Kronikë e zezë

Kapen 215 kg kanabis në Vlorë, autori në arrati

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 09:28
Ilustrim

Plot 215 kilogramë kanabis janë kapur nga policia e Vlorës në një automjet.

Gjithçka nisi pasi policia konstatoi një automjet të dyshimtë, që mund të transportonte lëndë narkotike, në aksin rrugor të lagjes “24 Maji”, i cili nuk iu është bindur urdhërit të tyre për të ndaluar.

Gjatë ndjekies së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga” drejtuesi e ka braktisur atë dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.

Në kontrollin e ushtruar në automjetin “Furgon – Fiat”, policia gjeti plot 215 kilogramë kanabis të paketuar në 53 pako, mbështjellë më thasë sintetikë dhe me natriban transparent.

Aktualisht, efektivët e Vlorës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimatri kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat