Nga Holanda në Gjermani me 70.000 euro drogë, arrestohet shoferi shqiptar

Kronikë e zezë

Nga Holanda në Gjermani me 70.000 euro drogë, arrestohet shoferi shqiptar

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 07:20
Droga e sekuestruar nga Policia

Një shqiptar dhe një britanik, të dy 41-vjeç, janë arrestuar të dielën nga policia gjermane në Sankt Augustin, teksa lëviznin me një makinë.

Ata thanë se kishin udhëtuar nga Holanda.

Shqiptari u shfaq nervoz, ndërsa pasagjeri i tij britanik ishte shumë i qetë, thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Gjatë kontrolleve, rreth 1 kg kokainë me vlerë 70.000 euro u gjet në pjesën e pasme të sedijes së pasagjerit, në vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat