Djali që rrihte nënën shkel urdhrin e mbrojtjes, arrestohet

Kronikë e zezë

Djali që rrihte nënën shkel urdhrin e mbrojtjes, arrestohet

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 11:34
Ilustrim

Një grua e moshuar nga Elbasani ka marrë urdhër-mbrojtje nga gjykata për shkak të dhunës që ushtronte mbi të i biri 49-vjeçar, por kjo nuk i ka vlejtur.

Djali i saj, Beqir  Peçi,banues në fshatin Mamël, nuk ka pyetur për ndalimin, por ka shkuar sërish ta dhunojë nënën, duke bërë që policia t'i vërë prangat.

Policia e Elbasanit tha se "ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të mos ketë zbatuar urdhërin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për  nënën e tij shtetasen Z.P, 72

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321 i Kodit Penal."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat