Arrestohen shpërndarësit e kokainës, prezantoheshin si policë

Kronikë e zezë

Arrestohen shpërndarësit e kokainës, prezantoheshin si policë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:15
Ilustrim

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar si dyshuar që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në zonën e ish-bllokut. Të arrestuarit janë Klodian Stafa 35 vjeç dhe Bashkim Ndreu 33 vjeç.

Gjatë aksionit të koduar ‘Bear’, blutë e kryeqytetit arrestuan në flagrancë dy të dyshuarit në momentin që do të bënin një shkëmbim kokaine në zonën e Zogut të Zi.

Ata ndodheshin në makinën e tyre Mercedes-Benz kur u prangosën, të cilëve iu sekuestruan 301 gr kokainë, 5 celularë, 90 mijë Lekë dhe 100 Euro.

I arrestuari Bashkim Ndreu posedonte edhe një portofol si të policisë, duke u prezantuar si punonjës policie me qëllim që të shmangte kontrollet policore. Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat