Arrestohet për falsifikim të dokumentit

Kronikë e zezë

Arrestohet për falsifikim të dokumentit

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:57
Ilustrim

Policia ka arrestuar dje një të dyshuar në Prizren pasi që më 30 maj të këtij viti ka falsifikuar dokumentet për aplikim për kartelë identifikuese, me qëllim të përfitimit personal.

Sipas PK-së, i dyshuari përmes këtij aktiviteti ka marrë kredi nga një institucion në vlerë prej 2000 euro duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të rrejshme. 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat