Arrestohen dy burra që rrihnin gratë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy burra që rrihnin gratë

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Dy burra që rrihnin gratë e tyre janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Korçës, njeri prej tyre në Pogradec dhe tjetri në Maliq.

I arrestuari i parë është Artan Mankollari, 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi veç dhunës mbi gruan, kishte shkatërruar edhe shtëpinë dhe mbi të rëndojnë tani dy akuza, kurse i arrestuari i dytë është Dhimitër Sulollari, 50 vjeç, banues në fshatin Symiz të Maliq.

Sullollari e ka goditur rëndë të shoqen 42-vjeçare, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë. Në të dyja rastet, dosjet e tyre i kaluan prokurorisë së Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat