Zbulohet emri i shqiptarit që u ndoq për 3 orë në det nga policia italiane

Kronikë e zezë

Zbulohet emri i shqiptarit që u ndoq për 3 orë në det nga policia italiane

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 13:54
Ilustrim

Janë zbardhur sot nga mediat italiane emrat e dy skafistëve të arrestuar të premten në Leçe. Ata u kapën pas tre orësh ndjekje nga policia, ndërsa kishin arritur në brigjet italiane me një gomone të mbushin me kanabis.

Të arrestuarit janë: italiani 68-vjeçar Cosimo Pellegrino dhe shqiptari 29-vjeçar Engjëllush Mukaj. Në gomone ata kishin fshehur 761 kg marijuanë. Mjeti lundrues ishte rreth 8 metra e gjatë dhe e pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim.

Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet kanë bllokuar edhe dy telefonat celularë të skafistëve nga ku shpresojnë të gjejnë informacione për grupin kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat